Në shqyrtimin e padive me vlerë deri në 150 000 lekë, gjykata mund të vendosë që dëshmitë e dëshmitarëve të merren me anë të deklaratave me shkrim ose videokonferencës, të siguruara jashtë ambienteve të gjykatës. Në deklaratën me shkrim të dëshmitarit duhet të shënohet paralajmërimi i përgjegjësisë ligjore për deklarim të rremë. Vërtetimi i nënshkrimit vërtetohet nga noteri ose sekretaria e gjykatës.