KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 240: Ballafaqimi i dëshmitarëve
Kur ndërmjet thënieve të dëshmitarëve ka mospërputhje të tilla që krijojnë vështirësi për zbulimin e të vërtetës, gjykata vetë ose me kërkesën e palëve bën ballafaqimin e dëshmitarëve të pyetur më parë.