KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 242: Heqja dorë nga pyetja e dëshmitarit
Pala që ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mund të kërkojë që ai të mos pyetet. Kërkesa merret parasysh në rast se pala tjetër është dakord dhe kur gjykata çmon se pyetja e tij nuk do të jetë e nevojshme për sqarimin e çështjes.