Shkresa private quhen edhe:
- librat e tregtarëve dhe profesionistëve që i mbajnë sipas Kodit Tregtar ose dispozitave të tjera;
- librat e avokatëve, noterëve, përmbaruesve, mjekëve, farmacistëve e të profesioneve të tjera, sipas dispozitave në fuqi.
Kur paraqiten si provë pjesë nga libri ose e tëra dhe përmbajnë edhe të dhëna që nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit, mund të merren ato pjesë të shkresës që kanë lidhje me atë.