KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 288: Mosprekja e dinjitetit personal
Gjykata në këqyrjen e një personi duhet të bëjë kujdes që të mos preket dinjiteti personal. Ajo mund të mos jetë vetë e pranishme dhe të ngarkojë me këtë detyrë një ekspert të përshtatshëm.