KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 292: Kur mund të kërkohet sigurimi i provës
Kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e mosmarrëveshjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës së interesuar, mund të urdhërohet marrja më përpara.