KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 298:

Në rastet e parashikuara nga shkronjat “c” dhe “ç” të nenit të mësipërm, pezullimi i gjykimit vazhdon gjersa të paraqitet për të marrë pjesë në çështje, ose të thirret nga pala kundërshtare, personi që hyn në të drejtat ose përfaqësuesi ligjor i palës që ka humbur zotësinë për vepruar si palë.

Në rastet e parashikuara nga shkronjat “a”, “b” dhe “d” të nenit të mësipërm, gjykimi i çështjes rifillon pasi të jenë zhdukur pengesat që shkaktuan pezullimin e tij. Në këto raste, edhe kur nuk është caktuar seanca e ardhshme, pala e interesuar i drejtohet gjykatës me kërkesë për vazhdimin e gjykimit.

Gjykata cakton datën e seancës për vazhdimin e gjykimit dhe urdhëron që kjo t’u njoftohet palëve.

Gjykata mundet që edhe kryesisht të marrë masa për mënjanimin e këtyre pengesave. Gjykimi fillon nga veprimi procedural i mbetur në kohën e pezullimit të tij.

Në rastin e parashikuar nga shkronja “dh” e nenit 297, gjykimi i çështjes rifillon kur marrëveshja për ndërmjetësim të mosmarrëveshjes nuk arrihet dhe/ose është plotësuar afati prej 30 ditësh.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment