Palët mund të paraqitin si provë dokumentet me shkresë që atyre u duken të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ose t’u referohen dokumenteve dhe mjeteve të tjera provuese.Palët mund të paraqitin si provë dokumentet me shkresë që atyre u duken të rëndësishme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ose t’u referohen dokumenteve dhe mjeteve të tjera provuese.
Ato mund të shtojnë ose të pakësojnë objektin e padisë ose të ndryshojnë shkakun ligjor të saj deri në përfundimin e hetimit gjyqësor.
Kjo dispozitë nuk zbatohet kur palët në marrëveshjen e arbitrazhit ose në mungesë të saj, gjykata e arbitrazhit në rregulloren e pranuar prej saj, ka parashikuar ndryshe. Megjithëkëtë marrëveshja nuk duhet të prekë parimet e marrjes së lirë të provave.