KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 460: Shqyrtimi i çështjes në apel

  1. Relatori i çështjes në gjykatën e apelit caktohet me short.
  2. Relatori cakton datën dhe orën e gjykimit në përputhje me kalendarin e shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën e apelit.
  3. Palët mund t’i kërkojnë me shkrim relatorit përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin.
  4. Këshilli i Lartë Gjyqësor përcakton rregulla të hollësishme për zbatimin e këtij neni.
  5. Njoftimi për ditën dhe orën e gjykimit bëhet nga gjykata e apelit me shpallje në ambientet e saj dhe në gjykatën përkatëse të shkallës së parë. Ky njoftim bëhet gjithashtu në faqen e internetit të gjykatës së apelit, si dhe, nëse ka, edhe në faqen e internetit të gjykatës përkatëse të shkallës së parë, dhe, me njoftim individual në rastin kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat elektronike të kontaktit në shkallën e parë të gjykimit. Shpallja ose njoftimi bëhet të paktën 15 ditë para datës së gjykimit.
  6. Për çështjet me rigjykim, ose kur është deklaruar riçelja e hetimit gjyqësor, ose kur çmohet të bëhet një gjykim përpara afatit 15-ditor, njoftimi u bëhet drejtpërdrejt palëve, përfaqësuesve të tyre ose prokurorit, sipas rregullave të pjesës I, titulli VI, kreu IV, “Njoftime”, të këtij Kodi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment