KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 470: Ankimi kundër vendimeve të ndërmjetme
Vendimet e ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë mund të ndryshohen ose të tërhiqen gjatë gjykimit. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin përfundimtar.
Megjithatë, në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, brenda 5 ditëve nga njoftimi i tyre.
Ankimet e veçanta kundër vendimeve të ndërmjetme shqyrtohen në dhomë këshillimi brenda 30 ditëve nga dita e regjistrimit të tyre në gjykatën më të lartë.