KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 472: Shkaqet për rekurs

  1. Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të shkallës së parë në rastet që parashikohen në këtë Kod mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë:

a) për zbatim të gabuar të ligjit material ose procedural, të një rëndësie themelore për njehsimin, sigurinë dhe/ose zhvillimin e praktikës gjyqësore;

b) kur vendimi i ankimuar është i ndryshëm nga praktika gjyqësore e Kolegjit Civil ose praktika e njehsuar e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

c) ka shkelje të rënda të normave procedurale, me pasojë pavlefshmërinë e vendimit ose të procedurës së gjykimit, sipas nenit 467 të këtij Kodi.

  1. Nuk lejohet rekurs kundër vendimeve të gjykatës së apelit për paditë me vlerë deri në 150 000 lekë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment