Rekursi depozitohet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin, në afatin prej 30 ditësh nga njoftimi që u është bërë palëve.
Së bashku me rekursin duhet të depozitohet:
a) kopja e vërtetuar e vendimit të kundërshtuar dhe kur është rasti edhe e njoftimit kur ky është bërë;
b) prokura e posaçme;
c) aktet dhe dokumentet mbi të cilat është bazuar rekursi, në aq kopje sa janë palët.
Sekretaria e gjykatës, që ka dhënë vendimin e kundërshtuar, përcjell zyrtarisht në sekretarinë e Gjykatës së Lartë dosjen përkatëse së bashku me dokumentet e mësipërme.
Kur nuk plotësohen këto kushte, palës i caktohet një afat 10-ditor për të bërë plotësimet dhe, nëse pas këtij afati nuk bëhen plotësimet, rekursi kthehet.