Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga tre ose pesë gjyqtarë, sipas rregullave të parashikuara në nenin 35.
Kryetari i kolegjit civil cakton datën e shqyrtimit të rekursit.
Sekretaria e Gjykatës së Lartë shpall listat e shqyrtimit të rekurseve të paktën 15 ditë përpara datës së shqyrtimit. Njoftimi për ditën dhe orën e gjykimit bëhet me shpallje në ambientet e Gjykatës së Lartë, si dhe në faqen e saj të internetit dhe me njoftim individual, kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat e tyre elektronike të kontaktit në shkallët e tjera të gjykimit.