KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 485-a: Pasojat kur prishet vendimi i padrejtë, i cili është ekzekutuar tërësisht ose pjesërisht
Kur vendimi i ri, që jepet pas prishjes, është i ndryshëm nga vendimi i parë, i cili është ekzekutuar, tërësisht ose pjesërisht, personi që ka përfituar detyrohet t’i kthejë të gjitha përfitimet e marra nga ekzekutimi i vendimit.