KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 566: Pavlefshmëria e veprimeve juridike të debitorit për sendet e sekuestruara
Çdo veprim i debitorit, që përbën disponim të sendit të paluajtshëm pas regjistrimit të sekuestros në zyrën e regjistrit të pasurisë së paluajtshme, është i pavlefshëm kundrejt kreditorëve që kanë kërkuar ekzekutimin.