KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 589: Ekzekutimi ndaj detyrimeve të shtetit

Ekzekutimi i detyrimeve në të holla ndaj institucioneve buxhetore bëhet vetëm në llogarinë e tyre përkatëse bankare, në kredi që ata  kanë te të tretët dhe kur nuk ka të tilla në llogari të thesarit. Nuk lejohet ekzekutimi i detyrueshëm mbi pasurinë e luajtshme e të paluajtshme të institucionit buxhetor.

Kur institucioni buxhetor nuk ka gjendje në llogarinë bankare, as kredi te të tretët dhe as në thesar, i kërkohet organit epror financiar përkatës të caktojë fondin e nevojshëm e kapitullin e buxhetit të subjektit nga do të shlyhet detyrimi ose financim të veçantë nga Buxheti i Shtetit.

Kur detyrimi i shteti është në metale të çmuara, ekzekutimi bëhet me pëlqimin paraprak të Ministrit të Financave.

Këshilli i Ministrave nxjerr udhëzim për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të institucioneve buxhetore në llogari të thesarit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment