KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8491
Neni 597: Respektimi i radhës së preferimit
Kur shuma e llogarive, depozitave ose kredive nuk është e mjaftueshme për të shlyer detyrimet e paraqitura për ekzekutim, përmbaruesi gjyqësor respekton radhën e preferimit që përcaktohet në nenin 605 të Kodit Civil.