KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 616: Pushimi i ekzekutimit

Ekzekutimi pushon:

a) kur debitori i paraqet përmbaruesit gjyqësor dëftesën me nënshkrimin e kreditorit, të vërtetuar rregullisht, se ka paguar shumën që shënohet në urdhrin e ekzekutimit, ose kuitancë të zyrës postare ose shkresë të bankës me të cilat vërtetohet se shuma që shënohet në urdhrin e ekzekutimit është derdhur në dobi të kreditorit;

b) kur kreditori heq dorë me shkresë nga ekzekutimi;

c) kur gjykata deklaron, me një vendim gjyqësor të formës së prerë, sipas nenit 609 të këtij Kodi, se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël, ose është shuar më pas;

ç) kur me vendim të gjykatës që ka marrë formën e prerë, është pranuar padia e debitorit sipas nenit 610 të këtij Kodi, ose e personit të tretë sipas nenit 613 të këtij Kodi;

      d) shfuqizuar.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment