Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi shfuqizohen: ligji nr.6341, datë 27.6.1981 “Për Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, ligji nr.7537, datë 17.12.1991 “Për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, ligji nr.7922, datë 19.4.1995 “Për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, kreu X/I “Amortizimi” nenet 59a, 59b, 59c të ligjit nr.7782, datë 26.1.1994 “Për disa ndryshime në dekretin nr.3702, datë 8.7.1963 “Për Çekun”, si dhe çdo dispozitë tjetër që vjen në kundërshtim me këtë Kod.