KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8491

Neni 75: Kompetenca për shqyrtimin e kërkesës

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë. Ndaj vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për përjashtim lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar.

Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të gjykatës së apelit vendos një trup gjykues prej 3 gjyqtarësh i kësaj gjykate, i ndryshëm nga ai, të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë.

Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një kolegj prej 3 gjyqtarësh i kësaj gjykate, i ndryshëm nga ai, të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë.

Nuk pranohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve të caktuar për të vendosur mbi përjashtimin.

Gjyqtari për të cilin kërkohet përjashtimi ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e tij me shkrim në lidhje me këtë kërkesë.

Në këto raste gjykimi nuk pezullohet, por gjyqtari nuk mund të japë ose të marrë pjesë në dhënien e vendimit, derisa të jepet vendimi që e deklaron të papranueshme ose që e rrëzon kërkesën e përjashtimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment