1. Veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese drejtohet dhe organizohet nga Kryetari i saj dhe, në mungesë të tij, nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, me përjashtim të rasteve kur çështja është në kompetencë të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
2. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka këto kompetenca:
a) përgatit, thërret e drejton seancat plenare të Gjykatës Kushtetuese;
b) përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në marrëdhënie me të tretët; c) bashkërendon punën midis gjyqtarëve;
ç) nënshkruan aktet e Gjykatës Kushtetuese, me përjashtim të vendimeve që nënshkruhen nga të gjithë gjyqtarët;
d) emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, si dhe merr masa disiplinore ndaj tij.