PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 14: Administrata e Gjykatës Kushtetuese
Administrata e Gjykatës përbëhet nga nëpunësit civilë dhe punonjës të tjerë. Në ushtrimin e funksioneve të tij Kryetari asistohet nga Kabineti.
Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë civil dhe emërohet nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me propozim të Kryetarit, nga radhët e juristëve me përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet.
Ai shkarkohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve, me propozim të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, sipas rregullave të parashikuara nga Mbledhja e Gjyqtarëve për këtë qëllim.
Sekretari i Përgjithshëm, nën autoritetin dhe sipas udhëzimeve të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, drejton veprimtarinë administrative të Gjykatës Kushtetuese.
Nëpunësit civilë të administratës së Gjykatës Kushtetuese i nënshtrohen rregullave të shërbimit civil për aq sa nuk bien ndesh me këtë ligj dhe trajtohen financiarisht njëlloj si administrata e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Të drejtat dhe detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm, nëpunësve civilë dhe të punonjësve të tjerë përcaktohen nga ky ligj dhe Rregullorja e Brendshme.