1. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet:
a) të kenë një mbrojtje të veçantë të vetes, familjes dhe pronës, kur një gjë të tillë e kërkojnë vetë për rrethana serioze ose çmohet se është e domosdoshme. Organet përkatëse, të ngarkuara me ruajtjen e personaliteteve të larta, janë të detyruara t'i përgjigjen çdo kërkese të bërë në këtë drejtim; b) të përfitojnë leje të pagueshme vjetore 40 ditë. Leja vjetore bëhet gjatë muajit gushtshtator;
c) të përfitojnë falas Fletoren Zyrtare, gazeta dhe revista juridike;
ç) të përfitojnë në mënyrë të barabartë po ato të drejta që gëzojnë deputetët, sipas neneve 16 pika 1, 19, 20, 23, 25 dhe 26 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 "Statusi i deputetit".
2. Koha e qëndrimit në detyrë e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e përmendura në Kushtetutë dhe në këtë ligj.
3. Në përfundim të mandatit, me përjashtim të rastit kur shkarkohet nga detyra sipas procedurave të përcaktuara në ligj, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese caktohet në një detyrë tjetër të barabartë ose të përafërt, si dhe përfiton pagesë kalimtare dhe/ose pension suplementar, sipas legjislacionit në fuqi.