1. Shqyrtimi i çështjeve nga Gjykata Kushtetuese bëhet në seancë plenare publike ose mbi bazë të dokumenteve. Në çdo rast vendos Kolegji ose Mbledhja e Gjyqtarëve.
2. Gjykata Kushtetuese mund ta përjashtojë publikun nga seanca plenare ose nga një pjesë të tij, me arsyetimin e mbrojtjes së moralit publik, të rendit publik, të sigurisë kombëtare, të së drejtës së jetës private ose të së drejtave vetjake