PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 31-a: Moskalimi i çështjes për shqyrtim në seancë plenare

  1. Vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri, ndërsa nga Mbledhja e Gjyqtarëve merret me shumicën e votave.
  2. Moskalimi i çështjes në seancë plenare vendoset kur:

a) kërkimet e paraqitura në kërkesë nuk hyjnë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese;

b) kërkesa nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet;

c) kërkesa është paraqitur nga një person i paautorizuar;

ç) vërtetohet se kërkesa është paraqitur jashtë afatit ligjor;

d) kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike efektive para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ose legjislacioni në fuqi parashikon mjete efektive në dispozicion;

dh) kërkimet e paraqitura në kërkesë janë objekt i një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, ose rivendosja në vend e së drejtës së shkelur nuk është e mundur;

e) kërkesa është haptazi e pabazuar.
 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment