PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 36: Heqja dorë nga shqyrtimi i çështjes

1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese kërkon heqjen dorë nga shqyrtimi i një çështjeje konkrete kur:

a) ka marrë pjesë në hartimin e aktit objekt shqyrtimi;

b) ka deklaruar publikisht qëndrimin e tij ndaj çështjes;

c) për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim paanshmëria e tij;

ç) paanshmëria e tij vihet në dyshim për shkaqe të tjera.

2. Kur objekt shqyrtimi është një ligj ose akt normativ, i cili mund të ketë efekte edhe për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, heqja dorë e tij ose kërkesa për përjashtim për këtë shkak nuk pranohet.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, gjyqtari, brenda një afati të arsyeshëm, i paraqet me shkrim kërkesën për heqjen dorë nga çështja Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa për heqje dorë ose për përjashtimin nga gjykimi shqyrtohet menjëherë nga Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila vendos për pranimin ose jo të saj.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment