Shqyrtimi i çështjes në seancë plenare ndjek këto rregulla:
a) Deklarohet çelja e seancës plenare nga kryesuesi i saj.
b) Verifikohet paraqitja e pjesëmarrësve.
c) Verifikohet legjitimiteti i pjesëmarrësve ose i përfaqësuesve të tyre.
ç) Pyeten pjesëmarrësit nëse kanë kërkesa paraprake dhe vendoset për to.
d) Lexohet kërkesa nga gjyqtari relator.
dh) Ftohen pjesëmarrësit të parashtrojnë kërkesat dhe kundërshtimet, duke filluar nga subjekti që ka paraqitur kërkesën.
e) Pjesëmarrësit në proces japin shpjegime ose bëjnë sqarime për pyetjet e gjyqtarëve.
ë) Administrohen provat dhe ftohen pjesëmarrësit të japin mendime për përmbajtjen e tyre.
f) Ftohen pjesëmarrësit të bëjnë kërkesat përfundimtare.
g) Deklarohet nga kryesuesi mbyllja e seancës plenare dhe tërheqja për vendim.