PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 43-b: Të drejtat e pjesëmarrësve në seancë gjyqësore

1. Pjesëmarrësit në procesin e gjykimit para Gjykatës Kushtetuese kanë këto të drejta:

a) të njihen me dokumentet e dosjes, të marrin ekstrakte ose fotokopje të tyre;

b) të marrin pjesë në shqyrtimin e provave; c) të paraqesin prova;

ç) t’i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit, dëshmitarëve, ekspertëve e specialistëve;

d) të paraqesin kërkesa;

dh) të japin shpjegime me shkrim ose me gojë;

e) të paraqesin përfundimet e tyre;

ë) të kundërshtojnë kërkesat e palëve të tjera, përfundimet dhe shpjegimet e tyre, si dhe të paraqesin pretendime përfundimtare.

2. Kërkuesi, në çdo fazë të procesit, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, mund të kërkojë me shkrim pakësimin dhe shtimin e objektit të kërkimit ose heqjen dorë nga kërkesa.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment