PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 52:
Gjykata Kushtetuese shqyrton pajtueshmërinë me Kushtetutën të marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit.
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje për shqyrtimin e këtyre çështjeve vetëm me kërkesë të subjekteve të parashikuara në nenin 134, shkronjat “a”, “b”, “c”, e “ç”, të Kushtetutës. Gjykata mund të vihet në lëvizje edhe nga subjektet e parashikuara në shkronjat “d”, “dh” “e”, “ë” ‘f” “g” “gj”, “h” dhe “i”, të Kushtetutës, për çështje që lidhen me interesat e tyre.
Në rast se çështja ka kaluar në seancë plenare, pezullohen procedurat për ratifikimin e marrëveshjes. Shqyrtimi i kërkesës përfundon brenda tre muajve nga data e paraqitjes së saj.
4. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos papajtueshmërinë e marrëveshjes ndërkombëtare me Kushtetutën, ajo nuk mund të ratifikohet.