PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 70: Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të çështjeve të parashikuara në nenet 68 e 69, të këtij ligji, dhe për arsye që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e një ligji konkret, publikon faktin se çështja është nën shqyrtimin e saj.
Kur çështja e paraqitur nga Gjykata e Lartë kalon për gjykim në seancë plenare, gjykatat e tjera pezullojnë çështjet në gjykim, për të cilat gjen zbatim ligji i kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese.
Në rastet kur Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin si antikushtetues, vendimin e saj ia njofton Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.Procedura për shqyrtimin e ankimit kushtetues individual