PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   8577

Neni 76: Efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

  1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim.
  2. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar një ligj apo akt normativ si të papajtueshëm me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, si rregull sjell efekte juridike nga data e hyrjes së tij në fuqi, përveç rasteve të parashikuara ndryshe nga ky ligj.
  3. Gjykata Kushtetuese, në çdo rast, shprehet edhe për efektet e vendimit të saj.
  4. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që vendimi për shfuqizimin e një akti të prodhojë pasoja në një datë tjetër të ndryshme nga hyrja e tij në fuqi. Në këtë rast Kuvendi apo çdo institucion tjetër bën ndryshimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me pjesën arsyetuese të tij.
  5. Kur Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të një çështjeje, konstaton se ka boshllëk ligjor, si rrjedhojë e të cilit kanë ardhur pasoja negative për të drejtat dhe liritë themelore të individit, ajo, veç të tjerave, vendos detyrimin e ligjvënësit për të plotësuar kuadrin ligjor brenda një afati të caktuar.
  6. Vendimet e gjykatave të çdo shkalle, të cilat shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese, nuk kanë fuqi juridike nga momenti i marrjes së tyre. Çështja i dërgohet për shqyrtim gjykatës, vendimi i së cilës është shfuqizuar.
  7. Vendimi ka fuqi prapavepruese vetëm:

a) ndaj një dënimi penal edhe gjatë kohës që është në ekzekutim, nëse ai lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e ligjit ose të aktit normativ të shfuqizuar;

b) ndaj çështjeve që shqyrtohen nga gjykatat, derisa vendimet e tyre nuk janë përfundimtare dhe të formës së prerë;

c) ndaj pasojave ende të paezauruara të ligjit apo aktit normativ të shfuqizuar.

 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment