PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 2: Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. "Akt administrativ" është çdo akt administrativ individual dhe çdo akt nënligjor normativ.
  2. "Akt administrativ individual" është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, ndaj një ose disa subjekteve individualisht të përcaktuara të së drejtës, që krijon, ndryshon ose shuan një marrëdhënie juridike konkrete.
  3. "Akt nënligjor normativ" është çdo vullnet i shprehur nga organi publik, në ushtrim të funksionit të tij publik, që rregullon marrëdhënie të përcaktuara me ligj, duke vendosur rregulla të përgjithshme sjelljeje dhe që nuk shteron në zbatimin e tij.
  4. "Gjykata administrative" janë gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.
  5. "Mosveprim administrativ" është çdo mungesë veprimi nga organi i administratës publike për të ushtruar veprimtarinë administrative, sipas funksionit publik, që krijon pasoja juridike mbi të drejta subjektive apo interesa të ligjshëm.
  6. "Organ publik" është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.
  7. "Veprim administrativ" është akti administrativ, kontrata administrative dhe veprimi tjetër administrativ.
  8. "Veprim tjetër administrativ" është çdo formë e njëanshme e veprimtarisë së organit publik, në kryerjen e funksionit publik dhe që nuk plotëson kushtet për të qenë akt administrativ apo kontratë dhe që krijon pasoja juridike mbi të drejtat subjektive apo interesat e ligjshëm.
  9. "Ekspert i gjykatës" është profesionisti i kualifikuar në fushat e teknikës ose shkencës, i pavarur nga palët, dhe i regjistruar si i tillë paraprakisht në regjistrin e ekspertëve të mbajtur nga gjykata.
  10. "Ekspert i palëve" është profesionisti i kualifikuar, që ka njohuri të posaçme të provuara në fushat e teknikës ose shkencës dhe që thirret e asiston në proces me mendimin e tij të pavarur dhe gëzon statusin e dëshmitarit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment