a) adresën e tij ose të përfaqësuesit, në të cilën duhet t'i dërgohen nga gjykata njoftimet dhe aktet;
b) një numër telefoni të tij ose të përfaqësuesit, në të cilin gjykata mund ta njoftojë, një adresë elektronike të tij ose të përfaqësuesit, nëse ka një të tillë, si dhe deklaratën e pranimit të njoftimit me telefon ose në mënyrë elektronike.2. Paditësi, përveç aktit administrativ që kundërshton, nuk ka detyrim t'i bashkëlidhë padisë akte provuese, por, nëse i paraqet ato, duhet të paraqesë edhe kopje të tyre për të paditurin.