PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 25: Veprimet përgatitore

1. Për zhvillimin e gjykimit, sipas parimit të një procesi të rregullt gjyqësor dhe brenda afateve të shpejta e të arsyeshme, gjyqtari kryesues, brenda 7 ditëve nga data e paraqitjes së padisë, kryen këto veprime:

a) I kërkon paditësit plotësimin e të metave të padisë, duke i caktuar atij një afat, deri në 10 ditë. Kur paditësi nuk plotëson të metat e padisë, brenda afatit të caktuar, gjyqtari jep vendim për kthimin e padisë dhe të akt eve, që i bashkëlidhen asaj. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë.

b) I njofton të paditurit padinë dhe aktet shoqëruese të saj, duke i caktuar atij një afat, deri në 10 ditë nga data e marrjes së këtij njoftimi, për depozitimin në sekretari të prapësimeve me shkrim, të listës së personave, që i padituri kërkon të thirren në gjykim, me cilësinë e dëshmitarit apo të ekspertit dhe adresat e tyre, si dhe të akteve të plota shkresore, në të cilat janë bazuar kryerja e veprimit administrativ dhe shqyrtimi i ankimit administrativ. Në rastin e padisë me të meta, gjyqtari e dërgon këtë njoftim për të paditurin, në datën e plotësimit të të metave nga paditësi.

c) Merr vendim për kryerjen e ekspertimit kur çmon se për zgjidhjen e çështjes ka nevojë për njohuri të posaçme. Në këtë vendim ai përcakton fushën e ekspertimit, ekspertin nga lista e gjykatës, detyrat përkatëse, si dhe afatin e kryerjes së ekspertimit, i cili, si rregull, nuk mund të jetë më i gjatë se 20 ditë. Eksperti ka të drejtë të njihet me aktet e çështjes dhe nuk mund të refuzojë, pa shkak të ligjshëm, detyrën e caktuar. Vendimi për kryerjen e ekspertimit i njoftohet menjëherë palëve dhe ekspertit. Bashkë me vendimin për kryerjen e ekspertimit, gjykata i kërkon ekspertit të plotësojë dhe të nënshkruajë një deklaratë personale për dijeninë e tij për përgjegjësinë penale, në rast ekspertimi të rremë, dhe e fton të bëjë betimin se do të kryejë mirë e me nder detyrat që i janë besuar, me të vetmin qëllim që t'ia bëjë të ditur gjykatës të vërtetën. Kjo deklaratë dorëzohet në gjykatë së bashku me aktin e ekspertimit. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Palët, brenda 3 ditëve nga njoftimi i vendimit, mund të paraqesin pretendimet e tyre me shkrim në lidhje me paanshmërinë, njohuritë e posaçme të ekspertit në fushën përkatëse dhe të kërkojnë përjashtimin e tij, kur janë kushtet e përcaktuara në nenin 72 të Kodit të Procedurës Civile. Akti i ekspertimit duhet të depozitohet nga eksperti në sekretarinë e gjykatës në afatin e caktuar nga gjykata. Palët kanë të drejtë të tërheqin kopje të aktit të paktën 3 ditë para datës së seancës gjyqësore.

ç) Kryen edhe veprime të tjera të parashikuara nga neni 158/a i Kodit të Procedurës Civile, për aq sa ato janë të pajtueshme me nenet e këtij ligji.

2. Të gjitha këto veprime të gjyqtarit kryesues kryhen me vendime të ndërmjetme dhe dokumentohen në procesverbalin e veprimeve përgatitore, që përpilohet nga sekretari gjyqësor dhe nënshkruhen prej tij dhe gjyqtarit kryesues.

3. Mosparaqitja e palëve në veprime përgatitore nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes, edhe kur ata janë thirrur dhe njoftuar rregullisht.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment