PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 40: Vendimet përfundimtare

1. Gjykata, në vendimin e saj përfundimtar të pranimit, tërësisht ose pjesërisht të padisë, vendos:

a) shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ;

b) ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ ose detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;

c) konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ;

ç) detyrimin e organit publik për të kryer një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

d) konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ që nuk prodhon më pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;

dh) saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik;

e) detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

ë) përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar, kur është rasti, dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent;

f) shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm;

g) zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata, me vendimin përfundimtar të pranimit, tërësisht apo pjesërisht të padisë, vendos edhe ligjërimin e masës së sigurimit të padisë.

3. Gjykata vendos rrëzimin e padisë, kur vlerëson se veprimi administrativ apo akti nënligjor normativ është i ligjshëm dhe i themeltë.

4. Gjykata vendos rrëzimin e padisë dhe kur vlerëson se, pavarësisht shkeljeve procedurale të konstatuara të veprimtarisë administrative, pasojat do të ishin të njëjta.

5. Gjykata, me vendim përfundimtar të rrëzimit të padisë, vendos edhe heqjen e masës së sigurimit të padisë, që zbatohet kur vendimi merr formën e prerë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment