PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 66: Ekzekutimi i detyrueshëm
Gjatë procedurës së ekzekutimit të detyrueshëm, gjyqtari apo kryetari i trupit gjykues, që ka dhënë vendimin, me kërkesë të palëve ose të përmbaruesit gjyqësor, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, urdhëron kryerjen e veprimeve të posaçme dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme, duke përcaktuar afatet dhe mënyrën e kryerjes së tyre.
Tarifa për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor nuk parapaguhet nga kreditori. Shpenzimet e procedurës së ekzekutimit dhe tarifa për vënien në ekzekutim, konsiderohen pjesë e shpenzimeve gjyqësore, për të cilat gjykata shprehet në vendimin e saj përfundimtar. Ato llogariten nga përmbaruesi gjyqësor dhe paguhen nga debitori.
Shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror, nëpërmjet zyrës përmbarimore kompetente, si dhe shërbimi përmbarimor gjyqësor privat janë të detyruar të ekzekutojnë vendimet e gjykatës administrative, sipas rregullave të këtij ligji.