PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE | 49/2012
Neni 68: Sanksione për mosekzekutimin e vendimit apo të urdhrit të gjykatës
Përmbaruesi gjyqësor, në përfundim të afatit të ekzekutimit të detyrueshëm të caktuar nga gjyqtari, njofton me shkrim gjyqtarin për veprimet e kryera nga organi publik debitor.
Në rast të moskryerjes me faj të detyrimeve, sipas vendimit apo urdhrave të gjykatës, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari edhe kryesisht vendos gjobë ndaj titullarit të organit publik debitor. Masa e gjobës është e barabartë me 20 për qind të pagës minimale, në shkallë vendi, për çdo ditë vonesë në ekzekutim.
Në rastet e konstatimit të mosekzekutimit të vendimeve, pa shkaqe të përligjura, gjyqtari kërkon marrjen e masave disiplinore dhe, kur është rasti, paraqet edhe kallëzim penal ndaj personave përgjegjës.