1. Në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative hyjnë në fuqi ndryshimet e mëposhtme:
a) në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 "Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar:
i) në nenin 35, shkronja "b" shfuqizohet;
ii) në nenin 320, shkronja "a" shfuqizohet;
iii) nenet nga 324 deri në 333 shfuqizohen;
b) në ligjin nr. 8927, datë 25.7.2002 "Për prefektin", në nenin 14 nënndarjet "i" dhe "ii", në nenin 15 pika 2, si dhe në nenin 18 pika 4, ku respektivisht gjenden fjalët "gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore", "gjykatë, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore", "gjykatës" dhe "gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet subjekti i interesuar" zëvendësohen me fjalët "gjykatës administrative kompetente".
2. Sa herë që në ligje të posaçme bëhet referim në seksionet administrative apo në kreun "Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative" të Kodit të Procedurës Civile apo në gjykatën kompetente, referenca vlerësohet si e bërë në këtë ligj dhe në gjykatën administrative kompetente, sipas këtij ligji.
3. Të gjitha afatet për paraqitjen e padisë ndaj aktit apo veprimit tjetër administrativ janë 45 ditë, me përjashtim të rasteve kur në ligjet e veçanta është parashikuar ndryshe.