PËR GJYKATAT ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE   |   49/2012

Neni 9: Kundërshtimi i juridiksionit

  1. Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, kur konstaton se çështja nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, merr vendim për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin e akteve organit kompetent.
  2. Kundër vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kolegji vendos në dhomë këshillimi brenda 10 ditëve nga data e marrjes së akteve, nëse çështja përfshihet ose jo në juridiksionin gjyqësor.Gjykimi i filluar pezullohet derisa të jepet vendimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për juridiksionin.Gjykata mund të marrë vetëm masa për sigurimin e padisë dhe të kryejë veprime procedurale që nuk presin.
  3. Kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se çështja është brenda juridiksionit gjyqësor, prish vendimin dhe e dërgon çështjen për vazhdimin e gjykimit me të njëjtin trup gjykues në gjykatën që kishte vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment