KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 114: Anulimi dhe shfuqizimi diskrecionar i një akti administrativ të paligjshëm

1Me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 108, të këtij Kodi, një akt administrativ i paligjshëm mund të anulohet apo të shfuqizohet, me qëllimin rivendosjen e ligjshmërisë.

2Nëse pala përfituese është në mirëbesim, një akt administrativ dobiprurës i paligjshëm, nuk mund të anulohet, por vetëm mund të shfuqizohet.

3Pala përfituese nuk vlerësohet se është në mirëbesim nëse ka qenë në dijeni të shkaqeve të paligjshmërisë së aktit ose nuk ka qenë në dijeni të tyre për shkak të pakujdesisë së rëndë apo nëse akti është nxjerrë, bazuar në informacionin materialisht të gabuar apo jo të plotë të dhënë, me faj, nga vetë pala.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment