KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 116: Shfuqizimi i një akti administrativ të ligjshëm

1Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, një akt administrativ i ligjshëm mund të shfuqizohet, vetëm nëse shfuqizimi është i domosdoshëm për të parandaluar apo eliminuar një dëmtim serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve apo sigurisë publike dhe kjo nuk mund të bëhet në mënyra tjera që cenojnë më pak të drejtat apo interesat e ligjshëm të fituar të palës.

2Pala përfituese, në rast të shfuqizimit të parashikuar në pikën 1, të këtij neni, ka të drejtën e kompensimit nëse ka hyrë në marrëdhënie financiare nga të cilat nuk mund tërhiqet ose mund të tërhiqet vetëm duke pësuar dëme që nuk do të ishte e arsyeshme të kërkohen nga ajo.

3Masa e kompensimit nuk duhet të tejkalojë interesin e arsyeshëm që ka pala në vazhdimin e sjelljes së pasojave juridike të aktit që shfuqizohet. Pala nuk përfiton kompensim për fitimin e munguar.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment