KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 150: Personi përgjegjës për njoftimet

1Në rast se 20 apo më shumë palë, me kërkesa të njëjta, nuk kanë një përfaqësues të përbashkët, ato me kërkesë të organit publik, janë të detyruara të caktojnë një person përgjegjës të përbashkët për njoftimet, brenda një afati të përcaktuar nga organi publik.

2Nëse personi përgjegjës për njoftimet nuk përcaktohet brenda afatit, organi publik cakton si person përgjegjës për njoftimin një nga palët, pasi të ketë marrë miratimin e tij. Në çdo rast, caktimi i personit përgjegjës për njoftimin kryhet në përputhje me procedurën e parashikuar në pikën 2, të nenit 38, të këtij Kodi.

3Në aktin që i njoftohet personit përgjegjës të përbashkët për njoftimet përcaktohen të gjitha palët, të cilave u drejtohet njoftimi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment