KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 156: Njoftimi nëpërmjet mjeteve elektronike

1Njoftimi nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik apo me faks bëhet kur marrësi ka rënë paraprakisht dakord për këtë mënyrë njoftimi dhe nëse ligji nuk parashikon një formë tjetër të detyrueshme njoftimi. Nëse njoftimi është i palexueshëm, marrësi mund t’i kërkojë organit publik ta ridërgojë njoftimin në një formë tjetër më të përshtatshme.

2Një shkresë, dërguar me mjete të komunikimit elektronik, vlerësohet e marrë në përputhje me parashikimet e ligjit për komunikim elektronik.

3Një shkresë e dërguar me faks vlerësohet e njoftuar në ditën e tretë nga data e dërgimit.

4Pikat 2 dhe 3, të këtij neni, nuk zbatohen nëse marrësi provon se shkresa nuk është marrë, apo është marrë në një datë të mëvonshme.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment