1Përveç rasteve të ekzekutimit të menjëhershëm, sipas nenit 179, të këtij Kodi, nëse detyrimi nuk zbatohet vullnetarisht, organi public kompetent njofton subjektin e ekzekutimit për ekzekutimin e detyrueshëm.
2Njoftimi i ekzekutimit vullnetar bëhet në formë të shkruar, i njoftohet formalisht subjektit të ekzekutimit dhe përbën akt administrativ.
3Nëse paraqitja e ankimit nuk ka efekt pezullues, sipas ligjit të posaçëm ose nëse gjatë procedurës administrative rezulton qartazi se pala nuk e përmbush vullnetarisht detyrimin, njoftimi është pjesë e vetë aktit administrativ që ekzekutohet.