KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 184: Ankimi ndaj veprimeve të ekzekutimit

1Ndaj njoftimit për ekzekutim mund të bëhet ankim në përputhje me dispozitat e këtij Kodi. Ankimi shqyrtohet drejtpërdrejt nga organi epror i organit kompetent për ekzekutimin, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes. Ankimi mund të bëhet vetëm për mënyrën e ekzekutimit të zgjedhur dhe nuk ka efekt pezullues.

2Pala mund të ankohet në organin epror të organit kompetent për ekzekutimin, kur veprimet e kryera për ekzekutimin e detyrueshëm tejkalojnë pjesën urdhëruese të aktit që ekzekutohet ose kur këto veprime janë në kundërshtim me dispozitat urdhëruese të këtij Kodi. Paraqitja e ankimit nuk ka efekt pezullues dhe ai shqyrtohet brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së tij.

3Përjashtimisht, në rast se vazhdimi i ekzekutimit mund të përbëjë një kërcënim për shëndetin, jetën apo për pronën, pala mund t’i drejtohet drejtpërdrejtë gjykatës kompetente për çështjet administrative.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment