KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 38: Përfaqësuesi i zgjedhur

1Pala mund të zgjedhë një përfaqësues, me qëllim kryerjen e disa ose të gjitha veprimeve procedurale në procedurën administrative, përveç rastit kur kërkohet që vetë pala personalisht, të japë një deklaratë ose të kryejë një veprim tjetër procedural.

2Zgjedhja e përfaqësuesit, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhet në formë të shkruar, deklarohet verbalisht përpara organit publik dhe regjistrohet nga ky fundit ose në çdo formë tjetër të përshtatshme.

3Zgjedhja e përfaqësuesit është e vlefshme nëse bëhet në formën e përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. Kjo formë zbatohet edhe në rastin e zgjedhjes së një përfaqësuesi të përbashkët ndërmjet palëve, sipas parashikimit të nenit 37 të këtij Kodi.

4Pala, kur e vlerëson të nevojshme, mund të kryejë personalisht veprime procedurale apo të japë deklarata, edhe nëse ka zgjedhur një përfaqësues. Pala e pranishme, kur përfaqësuesi jep një deklaratë verbale, menjëherë mund ta ndryshojë ose revokojë këtë deklaratë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment