KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 44/2015
Neni 47: E drejta për të paraqitur mendime dhe shpjegime
Të gjitha palët, në çdo fazë të procedurës, kanë të drejtë të paraqesin mendime dhe shpjegime për faktet, rrethana apo çështje ligjore, si dhe të depozitojnë prova ose të paraqesin propozime për zgjidhjen e çështjes.