1Çdo organ publik, me kërkesë, mund të lëshojë kopje ose pjesë të njësuara me origjinalin të akteve të nxjerra nga ai vetë ose të dokumenteve të tjera nën administrimin e tij.
2Njësimi me origjinalin nuk bëhet nëse, sipas rrethanave, rezulton se origjinali përmban ndryshime, mospërputhje, fshirje, fjalë, figura ose shenja të palexueshme, gjurmë të fshirjes së tyre, ose kur vazhdimësia e dokumentit të përbërë nga disa fletë është ndërprerë.
3Përjashtimisht, në rastet e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, kur origjinali është ekzemplari i vetëm ekzistues i dokumentit, njësimi mund të bëhet duke bërë shënimin për mangësitë e konstatuara.
4Njësimi me origjinalin bëhet nëpërmjet vendosjes së shënimit të njësimit në fund të kopjes. Ky shënim duhet të përmbajë:
anjë përshkrim të saktë të dokumentit që njësohet;
bdeklarimin që kopja është e njëjtë me origjinalin ose që është një ekstrakt i tij;
cvendin dhe datën e njësimit;
çorganin publik që bën njësimin dhe vulën e tij zyrtare;
demrin dhe nënshkrimin e nëpunësit përgjegjës për njësimin.
5Afati për lëshimin e kopjes së njësuar është 10 ditë nga dita kur depozitohet kërkesa.
6Në rast të mospërmbushjes së kërkesës apo refuzimit nga ana e organit publik, kërkuesit i lind e drejta për t’u ankuar për moslëshimin e kopjes së njehsuar, sipas këtij Kodi.
7Parashikimet e këtij neni zbatohen për aq sa është e mundur për njësimin me origjinalin të dokumenteve të tjera, të ruajtura në formën e fotografimit, filmimit apo të ruajtura në çdo mjet tjetër teknik.