1Si rregull, në procedurën administrative të nisur me kërkesë, organi publik deklaron përfundimin e saj pa një vendim përfundimtar për çështjen, nëse pala që ka paraqitur kërkesën e tërheq atë.
2Organi publik mund të deklarojë përfundimin e procedurës së nisur me kërkesë, pa vendim përfundimtar edhe nëse rezulton qartazi nga rrethanat se pala që ka paraqitur kërkesën, nuk ka më interes për vazhdimin e procedurës dhe e ka braktisur atë.
3Në çdo rast, tërheqja e kërkesës apo braktisja e procedurës nuk ndikon në vazhdimin e tij, nëse organi publik çmon se vazhdimi i procedurës është në interes publik, me përjashtim të rasteve kur procedura është e tillë që mund të fillojë vetëm me kërkesën e palës.
4Procedura deklarohet e braktisur pa një vendim përfundimtar për çështjen, në qoftë se pala e interesuar, për fajin e saj, ka qenë pasive gjatë afatit për përfundimin e procedurës administrative të parashikuar në nenin 91 të këtij Kodi.
5Braktisja e procedurës nuk e shuan të drejtën, të cilën individi kishte kërkuar të njihej.