1Vlerësimi i kandidatëve për magjistratë bëhet sipas kategorive që vijojnë:
a“shkëlqyeshëm”, në rast të një performance etike dhe profesionale jashtëzakonisht të mirë;
b “shumë mirë”, në rast të një performance etike dhe profesionale mbi mesataren;
c“mirë”, në rast të një performance etike dhe profesionale mesatare;
ç“pranueshëm”, në rast të një performance etike dhe profesionale nën mesataren;
d“i paaftë”, në rast të një performance etike dhe profesionale jashtëzakonisht të dobët.
2Vlerësimi i përgjithshëm “shkëlqyeshëm” jepet vetëm nëse detyra e magjistratëve është “e shkëlqyer” për të katër kriteret, sipas parashikimeve të nenit 71, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
3Vlerësimi i përgjithshëm “shumë mirë” jepet vetëm nëse detyra e magjistratëve është të paktën “shumë e mirë” për tre kritere dhe “e mirë” për kriterin e ngelur. Në çdo rast, kriteret “aftësi profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe “etika dhe angazhimi ndaj vlerave profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” duhen vlerësuar të paktën “shumë mirë”.
4Në rast se aftësitë e magjistratëve vlerësohen “mirë” në dy kritere, dhe “pranueshëm” në kriteret e ngelura, magjistrati vlerësohet përgjithësisht “mirë”. I njëjti rregull zbatohet edhe për barazimin e vlerësimit të kritereve midis kategorive “pranueshëm’ dhe “i paaftë”, përveç rastit kur pika 3 e këtij neni parashikon ndryshe. Në çdo rast, kriteret “aftësi profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe “etika dhe angazhimi ndaj vlerave profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” duhen vlerësuar të paktën “shumë mirë”.
5Vlerësimi i përgjithshëm “i paaftë” jepet në rastet që vijojnë:
anëse detyra e magjistratëve vlerësohet si “e paaftë” në tre kriteret e parashikuara në shkronjat “b”, “c” dh “ç”, të nenit 71, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;
bnëse detyra e magjistratëve vlerësohet si “e paaftë” në kriteret “aftësi profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe “etika dhe angazhimi ndaj vlerave profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit”, dhe jo më tepër se “mirë” në dy kriteret e tjera.